Kroos: Ronaldo më i miri

Kroos: Ronaldo më i miri

I saktë si në pasime Toni Kroos ka qenë protagonist i një interviste të shkurtër ku ka treguar disa preference të tij në lidhje me futbollit dhe atë çfarë dëshiron të bëjë pasi të largohet nga ky pasion.

Por Toni Kroos është bërë personazh edhe në media, ndonëse duhet nënvizuar se ai nuk është një lojtar shumë mediatik.

Por në rastet kur vendos të flasë, ai e bën pa u ndrojtur dhe thënë gjërat ashtu siç i mendon.

Në një intervistë ndryshe, në kanalet e komunikimit të klubit madrilen ai u është përgjigjur shkurt disa pyetjeve.

Lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur?

Cristiano Ronaldo.

Një stadium që ju pëlqen të luani si kundërshtar jashtë fushe?

Dortmund.

Nëse nuk do të ishe futbollist çfarë do të kishe bërë në jetë?

(Qesh). Nuk di çfarë të them, pyetje e vështirë. Me siguri do të merresha me diçka në lidhje me sportin, por se çfarë nuk di. Kam qenë me fat, sepse që në moshë fare të re (17 vjeç) kam firmosur kontratën time të parë si profesionist. Për këtë arsye, nuk më është dashur të mendohem gjatë se çfarë do të bëhesha po të mos kisha qenë futbollist.

Një ëndërr që prisni të realizohet…

Të shkoj në SHBA, për të parë një ndeshje të NBA-së (kampionati amerikan i basketbollit).

Ku e shihni veten pas dhjetë vjetësh?

Në shtëpi me familjen, duke jetuar në paqe dhe shijuar jetën.

Çfarë zhurme ju pëlqen më shumë?!

E dini atë lojën “Darts”?! Kur shënon tri herë radhazi 180 pikë bën një zhurmë të çuditshme, por që më pëlqen.

Domethënë ju praktikoni “Darts”-in?

Po. Miku më i mirë në futboll… Për mua ka qenë gjithnjë, që kur isha fare i ri, Miroslav Klose. Më ka ndihmuar shumë.

Share This