Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare

Llapi – Ballkani, formacionet zyrtare

Llapi pret Ballkanin në Podujevë në derbin e së shtunës në kuadër të xhiros së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ballkani kryeson renditjen me 38 pikë, derisa llapjanët janë të tretët në tabelë me 28 pikë, 10 më pak se lideri.

Therandasit nuk dinë për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend.

Ballkani e ka fituar sfidën e parë me Llapin 2:1.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Share This