“Newcastle, një nga klubet që tërheq çdo lojtarë”

“Newcastle, një nga klubet që tërheq çdo lojtarë”

Newcastle United është një nga skuadrat e pakta në botë që mund të tërheqë çdo lojtar.

Kështu mendon sulmuesi Callum Wilson, i cili beson se lojtarët janë të etur për t’u transferuar në “St James’ Park”.

“Magpies” po ‘luftojnë’ për të siguruar një vend në katërshen e madhe të Premier League-s, derisa ende janë duke garuar në Ligën e Kampionëve.

“Jam i sigurt se tani të gjithë lojtarët duan të vijnë në Newcastle”, tha Wilson.

“Ne luajmë futboll të mirë, jemi në Ligën e Kampionëve dhe po përpiqemi sërish këtë sezon. Ka shumë oreks për njerëzit që duan të vijnë dhe të bashkohen me ne”, ka theksuar ai.

Share This