Superliga e basketbollit vjen sot me dy superduele
Elita e basketbollit tonë, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 12-të.
Ndeshja e parë e kësaj fundjave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë.
Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore. Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.
Dueli tjetër i ditës së sotëm është përballja e skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.
Ndërkaq, do të luhen dy sfidat e funditë të javës së 12-të, ku do të përballen Istogu-Peja dhe Trepça-Proton Cable Prizren.
Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.
Ndërkaq, mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.
Superliga /Java 12
Sot takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi
19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina
Nesër takohen:
17:00 Istogu-Peja
19:00 Trepça- Proton Cable Prizreni