Pak hapësira në formacionin e Barçës, Torres e mendon largimin
Ferran Torres ka humbur rëndësinë në ndeshjet e fundit të Barcelonës, për shkak të formës së mirë të Joao Felix dhe rikuperimit të Rafinhas.
Ndaj sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi është i hapur për një ndryshim të mundshëm të skuadrës. Ardhja e Vitor Rokes në merkaton e dimrit do të shtojë konkurrencën për sulmuesin e Barçës dhe valenciani nuk do të përjashtonte largimin nga klubi, nëse paraqitet një mundësi tërheqëse.
Kujtojmë se Torresi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, me një klauzolë prej 1 miliard euro dhe synon të jetë pjesë e kombëtares spanjolle në “Euro 2024”.
Për këtë ai shpreson të luajë në një skuadër, që i garanton vendin e titullarit.