Lewa: Jam mirë në Barcelonë, dua të luaj edhe tri-katër vite  

Lewa: Jam mirë në Barcelonë, dua të luaj edhe tri-katër vite  

Sulmuesi polak Robert Lewandowski akoma nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon të garave.

Ish-asi i Bayern Munich, këtë sezon të garave, ka shënuar vetëm shtatë gola dhe tri asistime, duke mbetur nën hijen e edicionit të kaluar.

Reprezentuesi i Polonisë, është i bindur se golat do të vijnë. Ai e pranon se ky sezon nuk është më i miri i tij, por ai beson se do të rigjejë formën e mirë.

“E di që jemi Barcelona dhe të gjithë presin nga ne jo vetëm fitore, por edhe shumë gola”, ka thënë Lewa.

Ai ka shtuar se ndihet mirë tek katalanasit. Lewa thotë se dëshiron të luajë edhe tri-katër vite.

“Jam mirë në Barcelonë. Mendoj se do të luaj edhe për tri-katër vite”, ka theksuar Lewa.

Share This