Edhe Liverpool-i pas yllit të Hoffenheim-it
Klubi anglez, Liverpool raportohet se është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për të nënshkruar me yllin e Hoffenheim, Maximilian Beier.
21-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje këtë sezon të garave në Bundesligën gjermane, ndërsa ka shënuar gjashtë gola.
Liverpool sipas medieve gjermane, ka hyrë në garë për Beier.
Lojtari prej kohësh kërkohet nga Evertoni dhe disa skuadra nga Premier League.
“The Reds” thuhet se do të veprojnë shpejtë për asin e Hoffenheimit në mënyrë që të shmangin interesimin e klubeve tjera evropiane.
Beier pritet të luajë në Euro 2024, gjë që mund të rritet çmimi i tij në verë që vjen.