Henry: Saliba është mbrojtësi më i mirë në Premierligë

Henry: Saliba është mbrojtësi më i mirë në Premierligë

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry mendon se mbrojtësi William Saliba është mbrojtësi më i mirë në Premier League.

Përzgjedhësi i Francës U21, ka treguar si ka mbetur i befasuar kur Arsenali e huazoi, duke deklaruar se Saliba ka qenë më i mirë se lojtarët që qëndruan atë kohë.

“Tani, Saliba është mbrojtësi më i mirë. Mënyra si mbrohet një kundër një, mënyra si e lejon Arsenalin të luajë lartë dhe mbron zonën në të njëjtën kohë”.

“Kam punuar në Francë kur ishte në huazim te Marseille. Isha i befasuar që Arsenali nuk e mbajti sepse ishte më i mirë se ata që qëndruan”.

“Por, kur u kthye nga huazimi iu dëshmoi të gjithëve se kanë bërë gabim. Tani është mbrojtësi më i mirë në ligë”.

Share This