Man United dhe Lille në negociatat për talentin Yoro

Man United dhe Lille në negociatat për talentin Yoro

Manchester United raportohet se po zhvillon negociata me Lille për një nga yjet e skuadrës franceze, shkruan GazetaGoli.com.

“Djajtë e Kuq” po kërkojnë talente të rinj për skuadrën e Erik ten Hag.

Man United dhe Lille sipas medieve franceze janë duke zhviolluar bisedime për te riun Leny Yoro.

18-vjeçari qendërmbrojtës ka zhvilluar 34 ndeshje për ekipin e parë të Lilles deri tani.

Krerët e Unitedit thuhet se këmbëngulin që sa më shpejt të bindin Lillen për transferimin e Yoro.

Talenti i Lilles është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Manchester Cityn.

Megjithatë, Man United shpreson se do të shumë shpejt marrëveshje me Lillen për Yoro, kontrata e të cilit me skuadrën franceze skadon në fund të këtij sezoni. /goli

Share This