Pirlo zbulon prapaskenën: Firmosa me Real Madridin, por dështoi për shkak të … Ibrës
Andrea Pirlo, trajneri aktual i Sampdorias, në një intervistë të gjatë për “Radio TV Serie A” flet për shumë prapaskena të karrierës së tij.
Ai madje ka zbuluar se kishte firmos me Real Madridin në vitin 2006, por transferimi nuk u krye për shkak të Ibrahimovic.
“Ishte periudha e “Calciopolit”, sapo kishim fituar Kupën e Botës dhe nuk ishte e qartë se si do të rifillonte Seria A. E kisha nënshkruar kontratën me Realin e Madridit kur në ditën e parë të kampit stërvitor me Milanin na thanë se do ta nisnim sezonin po në Serinë A, por me heqje pikësh. Në marrëveshje me menaxherin tim dhe Gallianin, firmosa me Milanin.
Gjatë trofeut Gamper, u thirra nga Guardiola në zyrën e tij, sepse më donte te Barcelona, ndërkohë që po merrte formë edhe ideja dhe mundësia e ardhjes së Ibrës në Milano. Në fund erdhi Ibra dhe unë qëndrova”, deklaroi Pirlo.