Cuadrado: Kam lindur për të qenë futbollist, ja si ndryshova nga mesfushor sulmues në mbrojtës
Juan Cuadrado ka folur së fundmi për fillimet në futboll dhe për faktin se dikur ka luajtur si mesfushor sulmues.
“Futbollin e kam filluar që i vogël, kam qenë pesë vjeç. Pasioni për këtë sport ishte një dhuratë që erdhi nga parajsa, unë kam lindur për të luajtur futboll dhe nuk e di se çfarë do të kisha bërë nëse nuk do të kisha qenë futbollist”-tha ai në një prononcim për mediet.
Më tej ai rrëfeu se si kaloi në mesfushor sulmues, në mbrojtje pas një sërë dëmtimesh që kishin ndodhur te shokët e skuadrës në moshat e Kolumbisë.
“Unë kam qenë një mesfushor sulmues kur luaja në ekipin e të rinjve në Kolumbi, më pas pati disa dëmtime te shokët e mi dhe ata më transferuan në mbrojtje për shkak të një emergjence. Kam shënuar dhe në fund kam mbetur në atë rol”, zbuloi Cuadrado. /SS/