Gazetari polak për Shqipërinë: Jo vetëm që na mposhtën, por edhe tatuazh po i bëjmë lojtarët e tyre
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani tregoi një histori të veçantë me një tifoz të Polonisë.
Ky i fundit i tregoi Asanit se e kishte bërë tatuazh në trup dhe se e pëlqente shumë si lojtar.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari i njohur në Poloni, Piotr Kozminski në “X”.
“Dëgjova se Jasir Asani, autori i golit kundër Polonisë, pranoi në një bisedë me Klaudio Ndreca se pas asaj ndeshje kishte një mesazh të çuditshëm nga Polonia. Mirë pra, një tifoz i Polonisë e kishte bërë tatuazh. Shqipëria jo vetëm që fitoi, por tifozët tanë po bëjnë tatuazh Shqipërinë dhe jo Poloninë”, shkruan Kozminski.
Shqipëria triumfoi 2:0 kundër Polonisë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropian, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Jasir Asani ishte golashënues me një “predhë” nga distanca.