Zyrtare: Ylli dhe Henrik Shirko ndajnë rrugët pas dy vitesh
Tashmë është zyrtare. Golden Eagle Ylli dhe Henrik Shirko kanë ndarë rrugët pas dy vitesh.
Klubi nga Suhareka përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me basketbollistin Shirko.
“Klubi dhe Henrik Shirko ndajn rrugët pas plot dy vitesh, një vendim jo i lehtë pas një të kaluare me shum sukses. Faleminderit për të gjitha kampion Henrik Shirko”, është thënë në njoftimin e Golden Eagle Ylli.