Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës në futsall

Këto janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës në futsall

Garat e Kupës së Kosovës në futsall, tashmë kanë hyrë në fazën më të “nxehtë” pasi janë zhvilluar ndeshjet e çerekfinale të Kupës së Kosovës në futsall.

Ky rreth i garave solli sfida interesante, megjithatë, ishin skuadrat favvorite që fituan dhe kaluan në gjysmëfinalen e kësaj gare joshëse.

Prishtina 01, Drenica, Liqeni dhe Mabetex Prishtina do të luajnë në gjysmëfinale, ndeshje të cilat janë paraparë të zhvillohen me sistem vajtje ardhje në datat 24 shkurt dhe 2 mars të vitit të ardhshëm.

Rezultatet:

Prishtina 01 – Vjosa 5:1

Drenasi – Drenica 1:4

Fidacom – Liqeni 2:4

Prishtina – Mabetex Pr 2:5

Share This