Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Dukagjini ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 1-0, të mërkurën në një ndeshje të zhvilluar në Klinë.

Klubi klinas arriti të siguronte vendin në tetëshen e më të mirëve falë një fitoreje të arritur para tifozëve vendas.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste, por pa arritur të shënojnë.

Në pjesën e dytë, Dukagjini tregoi më shumë efektivitet. Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 59-të, kur Hekuran Berisha realizoi dhe vulosi fitoren 1-0, duke i dhënë skuadrës kualifikimin e merituar.

Me këtë fitore, Dukagjini i bashkohet Ferizajt dhe Llapit, që siguruan kualifikimin në çerekfinale një ditë më parë.

Share This