“Bellingham po përfiton nga përvoja e bashkëlojtarëve në Real Madrid”

“Bellingham po përfiton nga përvoja e bashkëlojtarëve në Real Madrid”

Ish-futbollisti i njohur Cesc Fabregas, tashmë trajneri i Como-s, mendon se Jude Bellingham po përfiton nga përvoja e bashkëlojtarët e tij në Real Madrid.

Fabregas thotë se anglezi ka potencial të madh, por sipas tij, Bellingham luan me disa lojtarë që kanë përvojë të madhe tek “Los Blancos”.

“Shihet se potenciali i tij është i madh”, tha Cesc për mediet spanjolle, raporton RTKLive.com.

“Është shumë e rëndësishme që kur je i ri të jesh i rrethuar me lojtarë që kanë përvojë. Unë isha shumë me fat në Arsenal pasi kisha lojtarë me përvojë. Unë isha fëmija i ekipit… Jam i sigurt se edhe Bellingham ndihet i tillë”, ka theksuar Fabregas.

Share This