Ndeshja Fushë Kosova –  Gjilani nuk zhvillohet këtë vikend, kjo është arsyeja

Ndeshja Fushë Kosova –  Gjilani nuk zhvillohet këtë vikend, kjo është arsyeja

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës pas shqyrtimit dhe analizës së kërkesës së SC Gjilani, për shkak të gjendjes në këtë klub dhe problemet me të cilat po ballafaqohet me fillimin e garave, vendosi që ndeshja e javës së parë: KF Fushë Kosova – SC Gjilani të shtyhet.

Ajo do të zhvillohet në terminin e parë të mundshëm.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral.

Share This