De Zerbi largon skuadrat e mëdha: Nuk më mungon asgjë tek Brighton
Rritja e Roberto De Zerbit është aty për t’u parë nga të gjithë dhe vitet e fundit, pas aventurës së tij të shkëlqyer me Sassuolo-n, ai është bërë i vlerësuar edhe te Shakhtar Donetsk, para përfundimit të detyrueshëm të kampionatit për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe tani në Premier League me Brighton.
Me të në stol, anglezët arritën objektiva të rëndësishëm përfshirë kualifikimin e tyre të parë historik evropian.
Është e qartë se shumë emra të mëdhenj tashmë kanë filluar të mendojnë për De Zerbin, duke përfshirë edhe Real Madridin për postin e mundshëm të Ancelottit. Megjithatë, trajneri italian i ka befasuar të gjithë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Brentford, duke larguar çdo sirenë të mundshme.
“Rinovimi? Ne po flasim për këtë – tha De Zerbi -. Jam shumë i lumtur tek Brighton. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët, klubin dhe menaxherët. Nuk përpiqem të ngjitem në nivel: ajo që ka më shumë rëndësi për mua është të punoj seriozisht, me një klub të mirë dhe lojtarë të mirë, duke u përpjekur gjithmonë të kem një objektiv të rëndësishëm”.