Mbyllen ndeshjet e Kupës, kualifikohen favoritët

Mbyllen ndeshjet e Kupës, kualifikohen favoritët

Kanë përfunduar ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Kosovës, gare kjo e dyta për nga rëndësia në vendin tonë.

Në këtë rreth të garave, nuk ka pasur befasi, kështu që në rundin tjetër të kësaj gare janë kualifikaur skuadrat favorit.

Ballkani ka arritur fitore të vështirë në udhëtim te Drenica me rezultat 0-2. Ishte Nazmi Gripshi i inkuadruar nga banka rezervë që realizoi dy gola në 15 minutat e fundit të duelit për t’i dhënë fitoren Ballkanit.

Ndërkaq, Drita e ka shkundur Dardaninën, me rezultat 0-9.

Blend Baftiu realizoi dy golat e parë, pastaj gola realizuan edhe Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Rilind Haziraj (dy), Raddy Ovouka, Dienit Isufi dhe Meris Maliqi.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Rahovecin me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Jalen Blesa.

Në rundin tjetër të garave, është kualifikuar edhe Dukagjini qëe mposhti Flamurtarin me rezultat 0-3, ku Blerind Morina me dy gola dhe Granit Elezaj me një tjetër i dhanë fitoren skuadrës së Armend Dallkut.

Rezultatet perfundimtare

Flamurtari -Dukagjini 0-3

Rahoveci – Prishtina 0-2

Vllaznia P – Trepca ’89 2-4

Dardania – Drita 0-9

Vellaznimi- Ferizaj 2-1

Drenica – Ballkani 0-2

Feronikli-74 – Istogu 2-0

Liria – Rilindja 1974 2-2 vazhdime

R- Sadiku – Gjilani 1-3

Fushë Kosova – 2 Korriku 1-3

Share This