Talenti i Bayernit kërkohet nga dy klubet e mëdha angleze
Klubet e Premier League-s po vëzhgojnë talentin e Bayern Munich Mathys Tel.
I riu francez vitin e kaluar ishte transferuar tek “Bavarezët” nga Rennes, ku ka kaluar 18 muaj mbresëlënës.
Megjithatë, sipas medieve gjermane, Tel tashmë nuk po kalon periudhë të mirë tek gjiganti gjerman gjë që ka ndezur interesimin e disa klubeve angleze.
Arsenali dhe Newcastle United prej kohësh janë të interesuar për talentin francez.
Tel me Bayern Munich ka kontratë deri në verën e vitit 2027, mirëpo, thuhet se lojtari është duke e menduar largimin nga “Alianz Arena”.
Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime në 18 ndeshje e këtij sezoni me kampionët në fuqi të Gjermanisë.