“Së shpejti do ta pushtoj Evropën” – Batatina e çon në ‘qiell’ një tjetër talent të Llapit
Tahir Batatina, trajneri i Llapit e ka vlerësuar lart një tjetër talent të skuadrës së tij, sipas të cilit, ai do ta “pushtoj” Evropën në të ardhmen e afërt.
Është fjala për futbollistin, Mërgim Cernaverni, i cili është vlerësuar shumë nga Batatina, shkruan lajmi.
Tahir Batatina me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova do mund të llogarisë në shërbimet e tij.
“Kosova mos të brengoset sepse një tjetër talent dhe sulmues do ta ketë së shpejti në gjirin e vet dhe së shpejti do ta pushtoj Evropën”, ka shkruar Batatina në rrjetet sociale.