“Para apo lavdi?”, James Rodriguez tregon prapaskenën me Florentino Perez
James Rodriguez ishte “galaktiku” i fundit që Florentino Perez nënshkroi pas një Kupe Bote.
Kolumbiani i befasoi të gjithë në vitin 2014 në Brazil dhe presidenti i Real Madrit nuk hezitoi ta nënshkruante. James i përkiste Monaco dhe ishin dy skuadra të tjera që kërkonin shërbimet e tij, PSG dhe Manchester City.
Në fund lojtari përfundoi duke zgjedhur “Los Blancos”, të cilët sapo ishin bërë kampionë të Champions dhe Florentino duhej të paguante 75 milionë euro që ai të largohej nga Principata dhe të mbërrinte në “Bernabeu”.
Pothuajse 10 vjet më vonë, kolumbiani flet se si shkoi ai nënshkrim.
“PSG dhe City më donin. Të dyja skuadrat erdhën me oferta më të rëndësishme financiare se ato të Madrid, por unë doja lavdinë, doja Realin. Nuk krahasohet asgjë me Real Madrid. Florentino Perez më telefonoi dhe më pyeti: “Çfarë do, para apo lavdi?”. Unë i thash se doja lavdi dhe ai mu përgjigj: “Epo atëherë mirë se erdhe”,” shprehej James Rodriguez.