Newcastle, telashe para duelit me Milanin
Newcastle rrezikon të çojë dëm një investim shumëmilionësh që synonte ta shihte skuadrën konkurruese në Angli dhe Evropë.
Vendi i katërt në sezonin e kaluar solli pjesëmarrjen në Champions Leagu për këtë sezon, por Newcastle nuk e ka në dorë fatin e vet për të vazhduar më tej.
“Laraskat” renditen në vendin e tretë në Grupin F, i cilësuar si grupi i ferrit, me Borusia Dortmund, Paris SG dhe Milan.
Për t’u kualifikuar, Newcastle duhet të fitojë patjetër me Milanin e të shpresojë që Paris SG të mos fitojë në Dortmund përballë Borusias që ka siguaruar kuliaikimin por jo vendin e parë në grup, që do t’i sillte një short më të favorshëm për më tej. Por në prag të ndeshjes kundër Milanit, më 13 dhjetor, Newcastle është tronditur nga dëmtimi i portierit Nick Pope.
31-vjeçari nxori shpatullën në ndeshjen kundër Manchester United dhe duhet të operohet, çka do të lërë jashtë loje për të paktën 4 muaj. Ai u zëvendësua nga 34-vjeçari Martin Dubravka, ndërkohë që në stol ishte edhe portieri i tretë, Loris Karius.