A do të shkarkohet Mourinhon?
Trajneri Jose Mourinho nuk do të shkarkohet nga AS Roma.
Strategu portugez rrezikonte shkarkimin për shkak se klubi nuk dukej i kënaqur me rezultatet e disa ndeshjeve me parë.
Por, rezultatet e fundit dhe futja në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, sipas medieve italiane, kanë ndryshuar mendjen e krerëve të “romakëve”.
Drejtuesit e Romës thuhet se do t’ia besojnë stolin 60-vjeçarit deri në fund të sezonit, atëherë kur edhe përfundon kontrata e tij.
Ndryshe, Mourinho është i lidhur me disa klube arabe, si dhe me mundësinë e rikthimit në Real Madrid në rast se do të largohet Carlo Ancelotti.