“Thyhet” më në fund Kessie, zyrtarizohet tek Al Ahli me dyfishin e pagës

“Thyhet” më në fund Kessie, zyrtarizohet tek Al Ahli me dyfishin e pagës

Këmbëngulja saudite më në fund jep rezultat: Franck Kessié është bindur, gjithashtu Barcelona.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë tashmë është lojtar i Al-Ahlit. Operacioni është mbyllur me 12.5 milionë euro.

Ish-lojtari i Barcelonës, duke e ditur se ishte i transferueshëm, ka theksuar gjatë gjithë verës se synonte të zgjaste qëndrimin në Kontinentin e Vjetër dhe, nëse nuk mund të vazhdonte te Barça, donte të gjente një ekip tjetër evropian.

Asnjë skuadër nga Premier League dhe Seria A nuk arriti të bënte një ofertë të kënaqshme për Barcelonën, ​​e cila edhe pse donte ta hiqte qafe lojtarin, pasi nuk ishte pjesë e planeve të Xavit, as nuk kishte ndërmend ta lejonte largimin si i lirë.

Më në fund, oferta nga Al-Ahli ka pasur efekt dhe e ka bindur Kessié-n.

Në klubin e tij të ri ai do të fitojë dyfishin e asaj që mori te Barça. Operacioni i kënaq të gjitha palët. Kështu përfundon një rrugëtim i shkurtër i një sezoni të vetëm për ish-in e Milanit si lojtar i Barçës, ku mbërriti një vit më parë me parametër zero.

Me fanellën “Blaugrana” u aktivizua në total në 43 ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tri asistime.

“FC Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen për Franck Kessie-n për angazhimin dhe përkushtimin e tij dhe i uron fat dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.

Al-Ahli, një klub me qendër në qytetin Jeddah, kryen kështu blerjen e gjashtë të madhe të verës, pasi kishte siguruar më parë emra të tillë si Riyad Mahrez, Roberto Firmino, Allan Saint-Maximin, Edouard Mendy dhe trajnerin Matthias Jaissle.

Share This