Gjimshiti rrezikon ndeshjen me Milanin
Berat Gjimshiti luajti mbrëmë vetëm 18’ minuta lojë pasi vuajti nga një lëndim në kofshën e majtë.
Kapiteni i Kombëtares shqiptare bëri shenjë nga bankina për zëvendësim pasi kishte probleme muskulore në duelin me Atalantës dhe Torinos.
Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit është kthyer në një nga pikat kyçe të prapavijës së Atalantës, pa harruar këtu faktin që muajit e fundit është bërë edhe lideri i Kombëtares shqiptare.
Mediat italiane kanë zbuluar se lëndimi që detyroi daljen nga fusha të Gjimshitit është një lodhje muskulore në kofshën e majtë.
Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme, por thuhet se rrezikon ndeshjen e radhës kundër Milanit.