
Arbeloa për Vinicius: Shpresoj të vazhdojë të bëjë historinë këtu, por…
Trajneri i Realit të Madridit, Alvaro Arbeloas ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes vendimtare të ligës jashtë fushe kundër Villarrealit duke prekur disa pika kyçe, nga rëndësia e ndeshjes te menaxhimi i ekipit, duke përfshirë individët dhe tregun e transferimeve.
Lidhur me qasjen ndaj ndeshjes, Arbeloa ishte i qartë:
“Është një nga ndeshjet më të vështira jashtë fushe në La Liga. Ne duhet të ofrojmë më të mirën tonë për të fituar. Po mendojmë vetëm të luajmë një ndeshje të shkëlqyer”.
“Fitorja është gjëja më e rëndësishme. Dua të rishikoj karakterin dhe mentalitetin. Të gjithë ata që shkojnë në të njëjtin drejtim përfaqësojnë Real Madridin”.
Rodrygo do të thirret rregullisht, ndërsa fjalë të mëdha janë thënë për Jude Bellingham:
“Ai më bëri përshtypje me lidershipin, teknikën, karakterin dhe mentalitetin fitues. Bëri një sforco, është prototipi i lojtarit të Realit”.
Së fundmi, për tregun e transferimeve dhe të ardhmen:
“Kam një skuadër të jashtëzakonshme. Nëse nevojitet diçka, klubi mund të mbështetet te ekipi i të rinjve, si gjithmonë”. Për mundësinë e qëndrimit të përhershëm të Vinícius:
“Nuk varet nga unë, por padyshim që shpresoj të bëjë historinë këtu”.


