“E lejove veten të shfrytëzoheshe”, i dashuri i Santianës i dërgon letër asaj
Santiana Maloku është një nga banoret e Big Brother Vip Kosova e cila u përfol shumë.
Raporti i saj me Bucin e bëri atë kryefjalë të këtij Big Brotheri, shkruan lajmi.
I dashuri i saj, ende i panjohur për publikun ka vendosur të reagoj përmes një letre.
“E lejove veten të shfrytëzoheshe”, i tha ai përmes letrës.
Ndër të tjera partneri i Santianës ka shkruar se, Buci e ka shfrytëzuar atë për lojën e vetë dhe se ajo e ka zhgënjyer atë.
Partneri i Santianës ka vendosur që të sqarohen pas daljes nga shtëpia.