De Gea rikthehet në Premier Ligë, por jo të Man Unitedi

De Gea rikthehet në Premier Ligë, por jo të Man Unitedi

Portieri spanjoll David de Gea, raportohet se mund të rikthehet në Premier Ligë.

Ish-gardiani i Manchester Unitedit, sipas medieve britanike, është në ‘orbitën’ e Newcastle United.

Newcastle thuhet se po shqyrton një lëvizje të mundshme për De Gea-n për të zëvendësuar portierin Nick Pope, i cili pësoi lëndim të shpatullës në fitoren e skuadrës së tij ndaj Man Unitedit.

Portieri anglez sipas raportimeve të para do të jetë jashtë fushave të blerta deri në katër muaj.

Krerët e Newcastle siç raportohet, tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Pope, dhe De Gea është opsioni më i mundshëm për t’u transferuar tek Newcastle, skuadër kjo që po bën një sezon të madh në Premier Ligë.

Share This