De Paul, ëndrra e Juvës

De Paul, ëndrra e Juvës

Juventusi insiston që gjatë afatit kalimtar të janarit, ta forcojë mesfushën e skuadrës së tyre.

Torienzët janë duke i monitoruar disa mesfushorë, por, sipas medieve italiane, Rodrigo De Paul i Atletico Madridit, është ëndrra e Juvës.

“Calciomercato.it” të hënën shkruan se reprezentuesi argjentinas kërkohet nga “Zonja e Vjetër” për shkak të përvojës së madhe dhe cilësive teknike që posedon lojtari.

Madje, Juve është e bindur se De Paul është lojtar ideal për të qenë pjesë e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Krerët e skuadrës italiane, thuhet se janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Atletico Madridin për transferimin e kampionit të botës me Argjentinën qysh në tregun e këtij dimri.

Share This