Ruben Neves mohon mundësin e rikthimit në Angli

Ruben Neves mohon mundësin e rikthimit në Angli

Futbollisti i Al-Hilal, Ruben Neves ka mohuar zërat se ai do të nënshkruajë për Newcastle në afatin kalimtar të janarit.

Ish-futbollisti i Wolverhampton, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi arab, Al-Hilal.

“Unë nuk kam ndërmend të shkoj. Janë vetëm thashetheme. Nuk do të largohem dhe se tashmë unë kam luajtur në Angli”, ka thënë Neves.

Ndryshe, mediet britanike, ditëve të fundit kanë raportuar se Neves gjatë këtij dimri do të rikthehet në ishull.

Por, vet lojtari ka hedhur poshtë çdo mundësi të rikthimit të tij në Premier League.

Share This