Akuza, etiketime, përplasje e ashpër: Eskalon debati mes Faruk Statovcit dhe Shefki Kuqit

Akuza, etiketime, përplasje e ashpër: Eskalon debati mes Faruk Statovcit dhe Shefki Kuqit

Përplasje e ashpër është zhvilluar mes Faruk Statovcit dhe Shefki Kuqit.

Statovci ka aluduar se Kuqi nuk ka dhënë kontribut për futbollin kosovar.

“Çka ke bo ti për futbollin e Kosovës? Unë e kam veshur fanellën kur gjinja nuk kanë guxuar ta veshin. Ti ke jetuar jashtë, ti veç emrin Kosovës e ke dëgjuar. Gjema vetëm ni kontribut,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ndërsa, ish-futbollisti i disa skuadrave angleze tha se nuk iu është dhënë shansa të jap kontribut për futbollin në Kosovë.

“Çka ke bo ti më shumë se unë? Mua nuk më ka jep shansa të jap kontribut,” tha Kuqi.

Share This