Ylli i Leipzig në ‘radarin’ e Liverpool-it

Ylli i Leipzig në ‘radarin’ e Liverpool-it

Klubi anglez, Liverpool raportohet se po vëzhgon sulmuesin e RB Leipzig, Lois Openda.

Reprezentuesi belg sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga klubi gjerman për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.

“The Reds” po përpiqet ta joshë lojtarin të cilin synon të transferojë në ‘Anfield’.

Kartoni i Openda-s vlerësohet 45 milionë euro dhe ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2028, mirëpo, siç raportohet, lojtari dëshiron aventurë të re në futbollin evropian.

Përveç Liverpoolit, sulmuesi i Leipzig po monitorohet edhe nga Newcastle.

Share This