Manchester City në ndjekje të “Messit” të ardhshëm
Manchester City është duke e ndjekur adoleshentin argjentinas, Claudio Echeverri, i njohur në Argjentinë si Lionel Messi i ardhshëm.
Sipas “Mirror”, kampioni anglez ka vëzhguar yllin e River Plate teksa luante për Argjentinën në Botërorin U-17, ku edhe shënoi një hat-trick kundër Brazilit.
Shtatëmbëdhjetë vjeçari në të njëjtën kohë po ndiqet edhe nga Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain, Juventus, AC Milan dhe Inter Milan.