Gjyqtarët kosovarë drejtojnë një tjetër ndeshje në Conference League
Gjyqtari kosovar, Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League.
Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00. Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.