Përurohet shtatorja e Erion Kajtazit
Tashmë është përjetësuar përgjithmonë shtatorja e ish futbollistit Erion Kajtazi në stadiumin që mban emrin e tij te Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Kajtazi ndërroi jetë muaj më parë, pasi pësoi një sulm në zemër derisa po luante për grupmoshat e reja.
Mediat lokale në Mitrovicë raportojnë se një numër i madh i mysafirëve kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni, ku disa edhe thanë fjalime përshëndetëse, raporton nacionale.