Ofertë e çmendur për talentin gjerman
Manchester Utd përgatit investime të mëdha për sezonin e ardhshëm.
Klubi anglez, që po kalon një sezon tjetër të vështirë me Erik ten Hag në drejtim, ka vendosur t’i besojë një talenti gjerman.
Siç ka bërë të ditur portali spanjoll “todofichajes.com”, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër Florian Virtz. Lojtari i datëlindjes 2003 po zhvillon një sezon të madh me Bajer Leverkuzenin e Çabi Alonso-s dhe ka përfunduar në shënjestrën e klubeve të mëdha të Europës.
Manchester Utd, për të djegur konkurrencën e madhe, duket se ka bërë gati 120 milionë euro për t’ia marrë klubit gjerman.
Topi do t’i kalojë Leverkuzen-it, klub me të cilin është lidhur nga një kontratë deri më 30 qershor 2027-të.