Mac Allister zbulon se çfarë ‘nxehu’ situatën mes Guardiolas dhe Nunezit
Ylli i Liverpoolit Alexis Mac Allister ka zbuluar se çfarë shkaktoi debatin e ashpër mes trajnerit të Man Cityt Pep Guardiola dhe bashkëlojtarit Darwin Nunez.
Dyshja kishin disa ‘kacafytje’ në fundin e ndeshjes vikendin e kaluar, që u zhvillua në “Etihad”.
Guardiola, që zakonisht është i qetë u zemërua shumë duke u fjalosur me Nunezin, ku uruguaianin u detyrua ta ndalte vetë trajneri Jurgen Klopp.
Mac Allister tani ka shpjeguar se Nunez i mori pranë zemrës komentet e Guardiolas andaj edhe reagoi në këtë mënyrë.
“Imagjinoj se Jurgen nuk kuptoi asgjë. Ai më pyeti se çfarë i kam thënë, por nuk është asgjë. Është diçka shumë minimale”.
“Siç tha Jurgen, ata janë dy njerëz shumë emocional, të dy Pep dhe Darwin dhe nuk ishte asgjë. Disa komente bëri Pep, pastaj Darwin u përgjigj por nuk ishte ndonjë gjë jashtë kësaj bote”.
“Prandaj edhe qesha. Nëse e shihja serioze, sigurisht nuk do të qeshja. Por, asgjë nuk më bën të qesh më shumë se sa të shoh sa shpejtë Darwin u zemërua”.
“Përpos kësaj, Pep mendoi se po bënte shaka dhe sigurisht Darwin ishte pranë tij. E ndryshoi fytyrën pastaj. Ishte pak situatë qesharake, por gjërat mbesin aty. Mendoj se të dy respektojnë njëri-tjetrin dhe asgjë s’ishte gabim”.
“Po (Darwin e mori seriozisht dhe Pep e pa si shaka). Nuk e di nëse jam unë që duhet ta tregoj, por po të shpjegoj se çka e shkaktoi. Në bazë, ata kishin një situatë”.
“Nuk e di nëse ishte harkim që Haaland gjuajti me kokë dhe shkoi jashtë portës, Pep u kthye dhe u dëgjua duke thënë “Sa më fat jemi”, ose diçka kështu”.
“Pastaj, ishte topi në mesfushë dhe Diaz dëshironte ta godiste me kokë dhe e ndalen. Pas kësaj, Darwin i tha atij (Guardiolas) “Ah tani ju jeni më fat”.
“Nga aty, gjithçka ishte m**. Por e qetë, asgjë serioze”. /nacionale