Maignan asistoi për Pulisicin, amerikani thotë se gjithçka ishte e planifikuar
Ylli i Amerikës, Christian Pulisic pohoi se asistimi “perfekt” i Mike Maignan ishte rezultat i stërvitjes së vazhdueshme në seancat stërvitore të Milanit.
Luka Jovic, Pulisic dhe Fikayo Tomori shënuan në fitoren ndaj Frosinones në kuadër të Serie A të shtunën, shkruan lajmi.
Ish-anësori i Chelseat u asistua nga Maignan dhe shënoi një gol mjaft të bukur.
Pas ndeshjes, 25-vjeçari sugjeroi se lëvizja që rezultoi në golin e tij ishte diçka që skuadra e praktikonte rregullisht në stërvitje.
“Për mua, nuk është goli më i mirë që kam shënuar këtu, por padyshim një gol i bukur dhe i mirë për të ndihmuar ekipin të fitojë sot. Ne stërvitemi me këtë shumë, kështu që e di që ai është i aftë për të luajtur një pasim të tillë. Ishte e mahnitshme, në këmbën time, thjesht perfekte”, tha ai për DAZN.
Sulmuesi tashmë ka shënuar pesë gola në 17 paraqitje në të gjitha garat.