Berisha “ironizon” me shortin, grupit të hekurt i shton edhe… Brazilin
Etrit Berisha ka punë për të bërë në Gjermani dhe shorti i Hamburgut i tregoi se detyra e tij nuk do të jetë aspak e lehtë.
Siç dihet goglat nuk u treguan aspak bujare me të besuarit e Silvinjos, të cilët u shortuan në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Pas ndeshjes së luajtur në Xhenoa, ku Empoli i tij doli me një pikë, komenti i Etrit Berishës për shortin ka qenë ironik. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Berisha ka “shtuar” edhe Brazilin mes emrave të shteteve që përbëjnë grupin e hekurt.
Sipas tij vetëm pesë herë kampionët e Botës mungojnë për të “plotësuar” një grup kaq sfidues sa ç’është Grupi B.