Real Madrid rimerr kreun

Real Madrid rimerr kreun

Real Madridi u kthye në krye të La Liga-s me një fitore 2-0 ndaj Granadës në shtëpi të shtunën në mbrëmje, ndërsa Rodrygo shkëlqeu sërish.

“Los Blancos” kaluan në epërsi në minutën e 26-të, ndërsa Brahim Díaz vazhdoi formën e mirë duke shënuar.

Dymbëdhjetë minuta pas pjesës së parë, Reali bëri rezultatin 2-0 kur një tjetër lojtar në formë të shkëlqyer, Rodrygo, qoi në rrjet topin e rikthyer nga përpjekja e Bellingham.

Reali tani është rikthyer në krye të La Ligas, në nivel pikësh me Gironan.

Share This