“Duket mision i pamundur, por…”, Rraklli: Kemi shanset tona, Shqipëria nuk shkon në Gjermani për shëtitje

“Duket mision i pamundur, por…”, Rraklli: Kemi shanset tona, Shqipëria nuk shkon në Gjermani për shëtitje

I mirënjohuri Altin Rraklli, në një intervistë për News 24 analizoi shortin e Euro 2024, ku përballë do kemi Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

“Ne kemi shanset tona ndaj të gjithë kundërshtarëve. Nuk është më aq e thjeshtë. Nuk do jetë e lehtë për asnjë skuadër. Ne do e shikojmë nga ana jonë sa e lehtë do jetë. Vështirësia është maksimale. Kroacia është ekip fizik. Kur i merr ekipet me emra, të duket e pamundur. Emrat tregojnë shumë, por  futbolli ka ndryshuar shumë.

U desh pak fat dhe ne nuk e patëm. Kanë emër dhe traditë rivalët tanë. Nuk i njohim mirë këto skuadra. Ne i bëmë detyrat e shtëpisë, por nuk shkojmë atje për shëtitje”, tha ai.

Share This