Shqipëria mëson rivalët, datat dhe stadiumet e dueleve
U hodh sot në Hamburg të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve në Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë është pjesë e grupit B, aty ku do të ketë rivalë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Ndeshja hapëse e Europianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë që Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Italisë. Në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Ndeshja e parë e kuqezinjve: më 15 Qershor (Dortmund), përballë Italisë.
Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 19 qershor (Hamburg) ndaj Kroacisë.
Ndeshja e tretë e kuqezinjve: më 23 qershor në (Dusseldorf) kundër Spanjës. /SS/