Përmbysje e çmendur, një “veteran” mban gjallë ëndrrën e Gironas

Përmbysje e çmendur, një “veteran” mban gjallë ëndrrën e Gironas

Përmbysje e çmendur e Gironas, ekip që vijon të kryesojë La Ligan spanjolle. Duke qenë një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Spanjë.

Skuadra katalanase përmbysi 2-1 Valencian. Tre golat u shënuan në fraksionin e dytë të takimit. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 56’.

GIRONA-VALENCIA 2-1

Hugo Duro përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë.

Trajneri Michel aktivizoi Cristhian Stuanin 15 minuta përpara fundit, dhe sulmuesi uruguaian i dhuroi fitoren e artë Gironas.

37-vjeçari vendosi baraspeshën në minutën e 82’, teksa dy minuta përpara fundit realizoi edhe të dytin personal, duke nisur festën e madhe me shokët e skuadrës.

Girona kryeson e vetme La Ligan me 38 pikë pas javës së 15-të, duke qenë tri pikë mbi Realin e Madridit. Që pret në “Santiago Bernabeu” Granadën e Uzunit (SuperSport 2, 18:30).

Share This