Batatina pas humbjes ndaj Malishevës: Llapi mori gol naiv
Malisheva ka mposhtur Llapin në Podujevë, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva triumfoi me rezultat minimal 1:0.
Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se nuk ishte dita e llapit.
“Nuk shënuam në fillim dhe humbëm për tre minuta raste të qind për qindta. Pranuam gol naiv që nuk duhet të pranohet në atë lloj forme. Bëmë maksimumin në pjesën e dytë, rrezikuam shumë. Portieri Avdyli pati paraqitje fantastike. Po të ishim më të vëmendshëm do të mund edhe të fitonim pasi kishim raste të sigurta me Trimëror Selimin e Ahmed Januzin. Ky është futbolli, mendoj që nuk ishte dita e Llapit. Kjo humbje është e dhimbshme për Llapin sepse këto tri pikë kanë vlerë për renditjen në tabelë. Nuk është dashur të na ndodh pas dy fitoreve rresht. Ndoshta edhe mungesa e Valmir Veliut e bëri të veten pasi nuk u mbulua mirë krahu i tij. Asgjë nuk ka përfunduar, nuk duhet gjykuar me një ndeshje. Djemtë bënë maksimumin, por ndoshta edhe fati nuk ishte në anën tonë. Kemi ndeshje për Kupë e më pas do të mendojmë për kampionat, të jemi sa më lartë në tabelë. Kjo pozitë të dërgon në Evropë dhe kur e ke Evropën në xhep, luan edhe më i qetë në Kupë”, ka thënë Batatina, raporton lajmi.
Llapi mbetet në pozitën e dytë me 28 pikë të grumbulluara, por është shtatë pikë mbrapa Ballkanit në vendin e parë.