Ancelotti për Bellingham: Cruyff apo Zidane? Jo, më kujton dikë tjetër…
Jude Bellingham po konfirmon të gjithë talentin e tij të jashtëzakonshëm në këtë pjesë të parë të sezonit.
Në mënyrë të pashmangshme sulmuesi anglez krahasohet me shumë legjenda të futbollit. Pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, Real Madridi rikthehet nesër në fushë ndaj Granadës dhe Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve për Bellinghamin, i cili, siç u përmend, krahasohet me shumë emra të mëdhenj të së shkuarës.
Megjithatë, trajneri italian nuk pati frikë të pranonte se anglezi i kujton një lojtar specifik që e kishte nën urdhrat e tij dhe ai nuk është Di Stefano, Johann Cruyff dhe Zinedine Zidane.
“Unë nuk e kam parë Di Stéfanon të luante. Kam parë Cruyff dhe Zidane duke luajtur dhe mendoj se me Bellingham isha po aq i befasuar sa kur pashë Kakà për herë të parë. Ka gjëra të Kakà. Nuk po them se ata janë e njëjta gjë, por ato kanë gjëra të përbashkëta”.