Trajneri i Francës mendon se Anglia është favorite për të fituar Kampionatin Evropian
Trajneri i Francës, Didier Deschamps e ka pranuar se Anglia është skuadra më e “frikshme” në Euro 2024.
Shorti për grupet në Kampionatin Evropian do të mbahet nesër me fillim nga ora 18:00.
Deschamps e ka pranuar se kundërshtarët më të vështirë do të jenë “Tre luanët”
“A është Anglia kundërshtari më i vështirë në Euro? Po, ne luajtëm me ta gjatë Kupës së Botës dhe ata kanë një brez të mrekullueshëm. Ata kanë një ekip solid”, tha ai për BeIn Sport, raporton lajmi.
Kujtojmë që Franca dhe Anglia ishin takuar gjatë Kupës së Botës të Katarit 2022, në një ndeshje e cila përfundimisht pa ekipin e Deschamps të dalë në krye.
Që atëherë, lojtarët kryesorë Jude Bellingham (20) dhe Harry Kane (30) kanë qenë në formë të shkëlqyer me klubet e tyre të reja, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa Bukayo Saka (22) është në zjarr me klubin e tij të fëmijërisë, Arsenalin.