“Kai Havertz është duke u përmirësuar”

“Kai Havertz është duke u përmirësuar”

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta e pranon se Kai Havertz është duke u përmirësuar.

Gjermani verën e kaluar iu bashkua “Topçinjve”. Havertz bëri paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Arsenalit kundër Lens (6-0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Të shënosh gola, të luash mirë, të marrësh pjesë në fitore, këto janë atribute pozitive”, tha Arteta.

“Ju e patë pritjen e shokëve të tij të skuadrës duke kënduar emrin e tij në çdo veprim pozitiv. Ai tregojë se është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka theksuar strategu spanjoll.

Arteta lavdëroi edhe mesfushorin Declan Rice.

“Ai përsëri ishte i shkëlqyer. Marrja e vendimeve gjatë gjithë kohës dhe shpejtësia me të cilën luan kur topi është rreth tij, tregon kualitetin që ai e ka. Mendoj se ai ishte shumë i mirë”, ka pohuar Arteta.

Share This