Tërhiqet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës
Është tërhequr shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, gare kjo e dyta për nga rëndësia në futbollin kosovar.
Në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e anëtarit Isak Ejupi, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Në këtë rreth të garave janë të përfshira 32 skuadra, të cilat më 5 e 6 dhjetor do të përballen për kualifikim tutje.
Çiftet pas tërheqjes së shortit
Prishtina e Re – Behari
Rahoveci – Prishtina
Fushë Kosova – 2 Korriku
Ramiz Sadiku – Gjilani
Suhareka – Trepça
Vllaznia – Trepça’89
Dinamo – Vushtrria
Flamurtari – Dukagjini
Feronikeli 74 – Istogu
Dardanët – Drita
Liria – Rilindja 1974
Vëllaznimi – Ferizaj
Llapi – Phoenix
Ulpiana 1932 – Vjosa
Malisheva – Kika
Drenica – Ballkani