United dhe Arsenal në ‘luftë’ për yllin e Galatasaray-t
Dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Arsenal janë duke vazhduar rivalitetin edhe jashtë fushës së blertë.
“Djajtë e Kuq” dhe ‘Topçinjtë’ sipas medieve turke, janë duke bërë garë të ashpër për mbrojtësin e Galatasarayt, Sacha Boey.
Boey, i cili bëri ndeshje të madh në ndeshjen Galatasaray-Man United, është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane.
Ai në vitin 2021 iu bashkua gjigantit turk nga Rennes, dhe nga ajo kohë lojtari ka përparuar shumë duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.
“Fotospor” shkruan se United dhe Arsenal janë skuadrat dy klubet që kanë shprehur interesim për 23 vjeçarin.